Mjeku tremb Brazilin: Nejmar ka humbur Botërorin, Gjermania kampione bote

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 9:12

Mjeku tremb Brazilin: Nejmar ka humbur Botërorin, Gjermania kampione bote

Tifozët supersticiozë brazilianë të futbollit kanë frikë se Nejmar do ta humbasë Botërorin, pasi një parashikues i famshëm i fatit parashikoi vitin e shkuar se ylli i PSG-së do të pë-onte një dëmtim të rëndë, i cili do ta pengonte që të shkonte me Brazilin në Rusi këtë verë.

Nejmar

Karlinjos Vidente, një mjek, i cili ka programin e tij televiziv në Amerikën e Jugut, paralajmëroi në dhjetor se Nejmar do të qëndronte larg fushave për 5-7 muaj pas një dëmtimi. “Nejmar nuk do të jetë në gjendje që të marrë pjesë në Kupën e Botës për shkak të dëmtimit. Ai do të qëndrojë jashtë fushe për 5-7 muaj, por Brazili ende do të renditet i treti ose i katërti në turne”.

Aktualisht, sulmuesi 26-vjeçar është duke u rikuperuar nga një frakturë në kockën e metatarsalit që pësoi muajin e shkuar, ndërkohë që shumë veta në Brazil besojnë se parashikimi i Videntes është i saktë. Teoritë e tij të parashikimit kanë treguar se kanë një saktësi të frikshme.

Nejmar Vidente

Ai parashikoi eliminimin e Brazilit nga Gjermania në gjysmëfinalet e Botërort, përpara se “Seleçao” të shkatërrohej 7-1 në tokën e saj në 2014. Ai ka parashikuar gjithashtu se “pancerat” do të mbrojnë titullin e tyre në Rusi këtë verë, ndërkohë që 5 herë kampionët e Botës do të eliminohen përsëri në gjysmëfinale.

RRITJA E RROGËS – PSG nxitoi ditën e diel të përgënjeshtronte një lajm, që britanikja “The Times” publikoi, se futbollisti më i shtrenjtë i historisë kërkon një rritje rroge që të qëndrojë në Paris sezonin e ardhshëm. “The Times” shkruante një ditë më parë se Nejmar, i cili është identifikuar si objektivi numër 1 i Realit në merkaton e verës, po negocion një rritje të rrogës javore të tij nga 750 mijë euro në 1.3 milionë.

Nejmar55

Ata pretendojnë se presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi, udhëtoi drejt Brazilit javën e shkuar për të diskutuar kontratën e tij aktuale, e cila skadon në 2022 dhe dëgjoi edhe parashtrimet e babait të futbollistit, i cili sipas tyre ka kërkuar ndryshimin e kushteve të kontratës për të qëndruar.

Por francezja “L’Equipe” shkruan se PSG e ka mohuar lajmin e “The Times”, duke e quajtur atë një spekulim dhe sqaruar se futbollisti nuk ka kërkuar asnjë ndryshim të kushteve të kontratës së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"