Mjeku pëson infarkt, ekipet kthehen në fushë për të luajtur… 3 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 21:14

Mjeku pëson infarkt, ekipet kthehen në fushë për të luajtur… 3 minuta

Në kategorinë e pestë italiane ka ngjarje të rralla për t’u dokumentuar, por në sfidën mes Sigmas dhe Sant’Elenas ka dy lajme: i miri është se mjeku i pranishëm, që duhej t’i jepte ndihmën lojtarëve të mundshëm, pësoi vetë një infarkt gjatë zhvillimit të ndeshjes, por fatmirësisht ndihma e shpejtë që iu dha dhe transportimi i tij në spital, bëri që ai të rikthehej në jetë.Sant'Elena Meloni

Por ndërkohë, lajmi i keq është se pas infarktit, ndeshja u ndërpre dhe tani të dyja ekipet janë të detyruara që të kthehen në fushë, më 12 shkurt, për të luajtur vetëm 3 minutat e fundit, plus shtesën e mundshme.

Kur arbitri i sfidës vendosi që të pezullojë ndeshjen, rezultati ishte 2-1 në favor të miqve të Sant’Elenas. Dhe pavarësisht kërkesës së vetë Sigmas për ta quajtur të humbur sfidën, duke qenë se për t’u luajtur mbeten vetëm 3 minuta, Unioni Sportiv i Sardenjës ka vendosur që edhe ato pak sekonda të luhet dhe të dyja ekipet duhet të paraqiten me çdo kusht në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"