Mjeku i Vllaznisë: Lojtarët nuk duhet të stërviten, ja kush u interesua i pari për koronavirusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2020 | 21:40

Mjeku i Vllaznisë: Lojtarët nuk duhet të stërviten, ja kush u interesua i pari për koronavirusin

Mjeku i Vllaznisë, Ilirjan Haxhaja, ka treguar me detaje situatën pas përhapjes së koronavirusit, ndërsa bëri një apel për lojtarët që stërviten individualisht. Në një bisedë për televizionin “Rozafa” në Shkodër, pjestari i stafit mjekësor të kuqebluve është kundër daljes nga shtëpitë të lojtarëve për të kryer stërvitje individuale.

89849937_632859614178730_2133941023410225152_n

“Në javën e kaluar, pasi ua shpjeguam bashkë me dy kolegët e mi çfarë ishte koronavirusi, lojtarët e Vllaznisë kanë qenë shumë të interesuar për të bërë matjet e nevojshme nëse mund të kishin ndonjë problem. Shtubina ishte i pari që më telefonoi dhe më kërkoi të kontrollohej.

90300874_209528836782051_7733364074175528960_nNë ditën e dytë filloi të kishte pak frikë dhe stres te lojtarët. Sa i përket vendimit që është marrë për pezullimin e aktiviteteve, tashmë më duket jo normale që një ekip të vazhdojë stërvitjen në këtë moment, siç kam dëgjuar për rastin e Bylisit. Unë nuk ua kam rekomanduar lojtarëve të Vllaznisë as stërvitjen individuale në ambjente sportive në qytet. Nuk është e lejueshme, përderisa Ministria e Shëndetësisë thotë që qëndrojmë në shtëpi. Kam parë edhe Hygor që ka dalë në vrapime të lehta rrugëve të Shkodrës. Duket sikur futbollistët e kanë marrë pak lehtë situatën.

HYGOR
Ne si klub kemi ndërgjegjësuar lojtarët. Ky virus nuk ka trima, duhet menduar për shëndetin. Nuk duhet të harrojmë se ka pasur raste në ekipe si Fiorentina dhe Juventusi me koronavirus. Në momentin që bëjnë pushim ekipet italiane, sigurisht që lojtarët e klubeve shqiptare nuk duhen të bëjnë stërvitje aspak, por të zbatojnë udhëzimet.

Në matjet që u bënë në Itali, janë nëvlerësuar rastet me temperaturë 36 e gjysmë. Vetëm 37 e sipër dhe ata që kanë pasur një dhimbje të këmbëve janë marrë seriozisht. Pacientët e parë janë ata që kanë ardhur me dhimbje të shpatullave. Bumi i parë në Itali ishte personi zero, që ka infektuar mbi 50 vetë”, ka thënë Haxhaja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"