Mjekimet e klubit i dëmtuan veshkën, ish-sulmuesi i njohur fiton gjyqin pas më shumë se një dekade

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2020 | 18:09

Mjekimet e klubit i dëmtuan veshkën, ish-sulmuesi i njohur fiton gjyqin pas më shumë se një dekade

Ivan Klasniç është shpërblyer me më shumë se 4 milionë euro dëmshpërblim pas një lufte ligjore që zgjati më shumë se një dekadë për dëmtimin serioz të veshkave që pësoi kur u aktivizonte me skuadrën e Verder Bremen.

klasnic 1

Ish-sulmuesi i Boltonit, i cili “vari këpucët në gozhdë” në 2013, tashmë ka bërë tre transplante të veshkave, së fundmi në 2017 pasi u sëmur rëndë.

Ekipi ligjor i Klasniç argumentoi se veshkat e tij, të cilat tashmë ishin dobësuar, u dëmtuan më tej nga përdorimi i ilaçeve kundër dhimbjeve nga mjekët e klubit Bundesligës.

40-vjeçari tashmë kishte bërë dy transplante para se të transferohej te klubi i Boltonit në 2009 por arriti të luante tre vjet në Premier Ligë para largimit nga futbolli i luajtur.

Klasniç më parë ishte dhënë me 100,000 euro dëmshpërblim por avokatët e çuan çështjen në një gjykatë më të lartë.

Avokati i tij Matias Teishner tha: “Asnjë para në botë nuk mund të kompensojë dëmin e konsiderueshëm dhe të përhershëm në shëndetin e klientit tim por kjo është më e përshtatshme për të krijuar një ndjenjë të drejtësisë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"