“Mjekët më thërrasin 3 herë në ditë”, futbollisti shqiptar me COVID-19: Disa netë nuk kam fjetur, nesër pres përgjigjet e analizave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 0:17

“Mjekët më thërrasin 3 herë në ditë”, futbollisti shqiptar me COVID-19: Disa netë nuk kam fjetur, nesër pres përgjigjet e analizave

Ish-futbollisti i Shpresave Valdrin Mustafa rrëfen pasojat e koronavirusit që kaloi brenda 14 ditëve.

mustafa-e1548857388407
Në lidhje direkte me studion e emisionit “Opinion” në “TV Klan”, lojtari i Hanover 96 II tregon se para se rezultonte pozitiv me virusin COVID-19 bënte shaka dhe nuk i merrte seriozisht pasojat e saj. Më pas ai shton se ka kaluar disa netë pa gjumë për shkak të dhimbjeve të kokës.

Ndërkohë, lojtari i Kosovës bën me dije se nesër pret përgjigjen përfundimtare të analizave dhe uron që të dalë nga karantina.

“Për momentin jam shumë mirë. Kam pak dhimbje koke. Nuk kam aromë dhe shije të ushqimit. Kisha shumë dhimbje fyti dhe gjoksi. Kisha vështirësi frymëmarrje. Nesër bëj testin e fundit. Shpresoj të dal negativ. Kam 14 ditë në karantinë. Po dola pozitiv më duhet të rri dhe 10 ditë të tjera.

Fillimisht, bëja shaka me koronavirusin te Hanoveri. Mendoja të haja ushqime të mira me familjen. Shyqyr Zotit që jam mirë. Jam 24 orë në kontakt me mjekët. Më thërrasin 3 herë në ditë. Ishte dhe një shoku im i ngushtë te skuadra doli pozitiv.

Mjeku na ka thanë të pimë vitamina, shumë çajra. Ndihesha shumë i lodhur. Kam patur netë që nuk kam mundur të flejë. Merrja dhe paracetamol. Për momentin jam shumë mirë”, përfundoi futbollisti i vetëm shqiptar deri tani i konfirmuar si i infektuar me koronavirus.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"