Mjekë, bankierë e DJ/ Çfarë bëjnë dhe sa përfitojnë gjyqtarët e Bundesligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 23:34

Mjekë, bankierë e DJ/ Çfarë bëjnë dhe sa përfitojnë gjyqtarët e Bundesligës

Federata gjermane e futbollit si dhe Liga profe sioniste kanë publikuar listën e të gjithë gjyqtarëve që do të drejtojnë në këtë sezon takimet në Bundesligë. Janë 24 emra të përzgjedhur në varësi të përgatitjes së tyre si dhe të eksperiencës. Por bilbilat e Bundesligës kanë edhe një jetë përtej fushave të blerta.

12.02.22, Freiburg, Deutschland, Europapark Stadion, SC Freiburg vs. 1.FSV Mainz 05 - 1. Bundesliga, Schiedsrichter Den

Të gjithë ata bëjnë një jetë normale që përfshin dhe një punë fikse. Dhe kjo i ka shtyrë ata që të zgjedhin profesione dhe kualifikime të ndryshme për të siguruar një jetë sa më normale dhe më shumë të ardhura. Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar një listë të gjyqtarëve të Bundesligës dhe profesioneve të tyre përtej asaj të vendosurit drejtësi në takimet e elitës së futbollit gjerman.

DSC_6032

Profesionet e tyre janë të shumëllojshme, që nga karpentier, te mësues gjeografie, DJ / Dee Jay (dixhej), mjekë, bankierë, sipërmarrës. Ka nga ata që bëjnë 2 punë, ka të tjerë që bëjnë tri punë përveç arbitrimit.

 

AJTEKIN – Ky është një gjyqtar i njohur në Shqipëri, pasi ka drejtuar kuqezinjtë në humbjen 0-3 përballë Izraelit në kualifikueset e Botërorit 2018, ku nxori dy kartonë të kuq për Berat Gjimshitin dhe Etrit Berishën. Përtej arbitrimit, ai ka dhe disa profesione të tjera, ku më i veçanti është ai i DJ. Ai madje ka marrë pjesë në festivalin e Nyrenbergut në vitin 2019, një nga më të famshmit në Gjermani.

gjyqtaret e bundesliges

PAGESAT – Sipas asaj çfarë ka publikuar “Bild”, një gjyqtar në Bundesligë fiton rreth 60 mijë euro në sezon. Nëse një gjyqtar në Bundesligë drejton prej së paku 5 sezonesh, ai përfiton 70 mijë euro në sezon. Dhe nëse ka stemën e FIFA-s, të ardhurat e tij shkojnë deri në 80 mijë euro në sezon. Nga 24 gjyqtarët aktualë në Bundesligë, 10 prej tyre kanë stemën e FIFA-s.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"