“Mjafton të evitojmë gabimet elementare, marrim pikë”, gati kurthi, Kanarsa: Apolonia ia del në Burrel

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2021 | 10:16

“Mjafton të evitojmë gabimet elementare, marrim pikë”, gati kurthi, Kanarsa: Apolonia ia del në Burrel

Juri Kanarsa ka gati “kurthin” për Burre lin. Apolonia luan në transfertë, por trajneri kërkon që të mos largohet duarbosh. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, italiani e cilëson kundërshtarin të vështirë, megjithatë nuk e quan të pakalueshëm. Ai na rrëfen bisedën që ka bërë me lojtarët para javës së 13-të.

Juriy KANARSA

Patët tri ditë më shumë kohë për të përgatitur javën e 13-të, a është gati Apolonia për Burrelin?

Po, jemi gati. Edhe pse luajmë në transfertë, jemi më të motivuar për të marrë pikë. Kemi punuar intensivisht këto ditë dhe mendoj se do të dimë ta kalojmë këtë kundërshtar, që nuk është aspak i lehtë.

Çfarë këshille i keni dhënë lojtarëve?

Dëshiroj që të vijojmë me rezultatet pozitive, sepse vetëm kështu mund të arrijmë objektivin sezonal. Fitorja e fundit me Korabin në shtëpi më ka lënë një shije të mirë. Pashë dëshirë, grintë, vullnet dhe nerv. U kam kërkuar që të bëjnë të njëjtën gjë në çdo ndeshje dhe nëse ia dalin, askush nuk mund të na ndalë.

E keni studiuar kundërshtarin?

E kam studiuar mjaftueshëm. Është ekip i fortë në fushën e vet, por mjafton që ne të evitojmë gabime elementare që mund të na kushtojnë shumë. Nuk do të jetë e lehtë, por e dimë çfarë duam.

Si do të rreshtohet Apolonia në fushën e blertë?

Kam akoma dyshime për formacionin, pasi më duhet të mendoj edhe për gjendjen fizike të lojtarëve. Kushdo që do të luajë, jam i bindur që do japë maksimumin në fushë. E kam parë angazhimin edhe në stërvitje.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"