Mjafton një gol, Partizani fiton ndaj Egnatias. Minuta edhe për blerjen më të re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2018 | 20:08

Mjafton një gol, Partizani fiton ndaj Egnatias. Minuta edhe për blerjen më të re

Ekipi i Partizanit luajti një tjetër miqësore ditën e sotme, teksa në qytetin e Rrogozhinës, kishte përballë Egnatian. Ndryshe nga miqësorja me Tomorin, ku trajneri Gega hodhi në fillim një formacion të gjithin me të rinj, tashmë ai kishte zgjedhur më të mirët si titullarë.

partizani egnatia

Gjithsesi, ndeshja u fitua vetëm me një gol nga ana e të kuqve, me autor Esat Malën. Në pjesën e dytë, pati minuta edhe për emra të tjerë si Belica, Bardhi, Henry, Hysenaj, si dhe ardhja më e re, Mensah.

Formacioni: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Atanda, Trashi, Telushi, Mala, Hila, Asani, Progni, Hebaj. Trajner: Skënder Gega.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"