Mjafton një gol i zëvendësuesit Martial, Mançesteri thyen Totenhemin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2017 | 15:26

Mjafton një gol i zëvendësuesit Martial, Mançesteri thyen Totenhemin (VIDEO)

Mançester Junajtid ka fituar me rezultatin 1-0 në shtëpi ndaj Totenhemit në ndeshjen e vlefshme për javën e 10 të Premier Ligës angleze.

martial

“Djajtë e kuq” triumfuan në një ndeshje mjaft të vështirë falë golit të shënuar nga Martial në minutën e 81-të. Sulmuesi francez u hodh në fushë vetëm në minutën e 70 nga trajneri Murinjo.

Pas këtij takimi, Junajtid mban vendin e dytë në renditje me 23 pikë, ndërsa Totenhemi qëndron i treti me 20 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"