VIDEO/ Mjafton goli i Krasniqit, Skënderbeu thyen Teutën e Bledi Shkëmbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 19:01

VIDEO/ Mjafton goli i Krasniqit, Skënderbeu thyen Teutën e Bledi Shkëmbit

Skënderbeu ka mposhtur Teutën me rezultatin 1-0 në sfidën e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë Superiore. Korçarët janë rikthyer te fitorja pas 2 disfatash radhazi. Goli i Krasniqit në minutën e 21-të, i siguroi 3 pikë të rëndësishme skuadrës së Ilir Dajës, ndërkohë që Teuta e Bledi Shkëmbit, ka provuar humbjen e parë në këtë kampionat.

Skenderbeu

Me këtë fitore, Skënderbeu është ngjitur në kuotën e 9 pikëve, duke parakaluar Teutën që mbetet në kuotën e 8 pikëve.

SKËNDERBEU-TEUTA 1-0

Krasniqi 21′

KOMENTI:

Përfundon takimi. 

90+3′ Pranë golit të dytë Skënderbeu! Krasniqi provon me të majtën, topi shkon ngjitur me shtyllën!

88′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Gripshi në lojë Oto Xhon.

85′ Bregu pranë një supergoli. Sulmuesi gjuan nga goditja e dënimit, por Frashëri pret mrekullueshëm.

82′ Durrsakët kërkojnë me ngulm golin e barazimit. Avdyli provon nga distanca, topi devijohet në këndore. Vijon aksioni, rrëmujë në zonë, Khalid nuk arrin të devijojë siç duhet.

77′ Zëvendësim i tretë tek Teuta, largohet nga fusha Gashi,vendin e tij e zë Kalaja.

74′ Pranë golit të barazimit Teuta me Arbër Çyrben, i cili provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.

71′ Pranë golit të dytë Skënderbeu me Dejvi Bregun! Futbollisti vlonjat del i vetëm me portierin, por e lëshon më shumë seç duhet topin, duke humbur një mundësi të artë për të dyfishuar shifrat.

62′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha e lojës Muja, në lojë Taipi.

47′ Bruno Dita ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Dy zëvendësime të menjëhershme tek Teuta, largohen, Vecaj dhe Nikaç në fushë Çyrbja dhe Khalid.

45′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e korçarëve!

17′ Kartoni i dytë i verdhë, ndëshkohet dhe Artin Pollozhani.

12′ Nazmi Gripshi ndëshkohet me karton të verdhë.

21′ GOOOOL SKËNDERBEU 1-0! Pas një harkimi të Mujës nga e djathta, Krasniqi ka goditur saktë me kokë duke kaluar në avantazh skuadrën e Ilir Dajës! 

1′ Ka startuar sfida.

 

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Koliçi, Pëllumbi, Meksi, Pollozhani, Turtulli, Dita, Daja, Gripshi, Muja, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.

bandicam 2019-09-21 15-26-04-782

TEUTA: Frashëri, Kuro, Hoxha, Arapi, Todorovski, Aleksi, Avdyli, Vecaj, Gashi, E.Vila, Nikaç. Trajner: Bledi Shkëmbi.

bandicam 2019-09-21 15-26-42-415

Gjyqtar: Ardian Beqiri

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"