Mjafton 1 gol, Doka triumfon në “derbin” ndaj 2 ishë-ve të Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 20:38

Mjafton 1 gol, Doka triumfon në “derbin” ndaj 2 ishë-ve të Skënderbeut

Albi Doka ka dalë fitimtar në “derbin” ndaj 2 ishëve të Skënderbeut, Jorgo Pëllumbi dhe Agon Elezi. Skuadra e tij Gorica, triumfoi me rezultatin 1-0, falë golit të realizuar nga Lovriç me 11-metërsh, në përballjen ndaj Varazdinit.

dOKA

Kjo fitore e ngjit ekipin e mbrojtësit të Kombëtares, në vendin e tretë në kuotën e 22 pikëve, 4 më pak se kryesuesit e Dinamos së Zagrebit.

Për sa i përket futbollistëve shqiptarë që u aktivizuan sot, Doka dhe Pëllumbi qëndruan në fushë gjatë gjithë ndeshjes, ndërkohë që Elezi u zëvendësua në pjesën e dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"