“Mjaft më, e mbylla me Realin”, Ronaldo konfirmon largimin nga Madridi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2018 | 23:30

“Mjaft më, e mbylla me Realin”, Ronaldo konfirmon largimin nga Madridi

Menjëherë pas finales së fituar në Kiev, Ronaldo foli për një largim të mundshëm nga Reali, ku tha se “ishte bukur të isha këtu në Madrid”. Edhe sot, në faqen e parë të gazetave portugeze “A Bola” dhe “Record”, shkruhej se Kristiano do largohej këtë verë nga Reali, dhe kjo ishte e pashmangshme.

ronaldo

Motivet sipas gazetave, nga burime të afërta me portugezin, kanë të bëjnë me premtimet e pambajtura të presidentit Perez në lidhje me rinovimin e kontratës me Realin. “Nuk është çështje parash, por prestigji” shkruan Record.

1528361784946_articolo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"