“Mjaft me afrikanë se na sjellin gjithnjë probleme”, shkarkohet drejtori i klubit anglez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2018 | 18:11

“Mjaft me afrikanë se na sjellin gjithnjë probleme”, shkarkohet drejtori i klubit anglez

Drejtori sportiv i skuadrës së Uest Hem, Toni Henri, është shkarkuar menjëherë paraditen e sotme, dhe po përballet me një sërë akuzash për racizëm. Një frazë e thënë prej tij, ka sjellë një reagim të fuqishëm në Angli, ndërsa klubi Uest Hemit e ka shkarkuar menjëherë dhe është distancuar.

toni henri uest hem

“Mjaft më me futbollistë afrikanë, pasi ata janë shkaktarët kryesorë të problemeve jashtë fushe” – thoshte Henri tek bashkëpunëtorët e tij, që rekomandonin futbollistë afrikanë në merkato.

“Uest Hem nuk do të tolerojë asnjë diskriminim apo sjellje me natyrë raciste në klub, ndaj distancohemi nga gjuha e Drejtorit Sportiv dhe njoftojmë shkarkimin e tij të menjëhershëm”, thuhej në komunikatën e klubit të Premier Ligës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"