Mitroviçit nuk i mbajnë nervat, vrer ndaj serbëve të tij: Pësuam gola idiotë, ishim pa tru në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2018 | 23:49

Mitroviçit nuk i mbajnë nervat, vrer ndaj serbëve të tij: Pësuam gola idiotë, ishim pa tru në fushë

Sulmuesi serb, Aleksander Mitroviç, që edhe shënoi golin e vetëm për Serbinë në ndeshjen me Zvicrën, u duk i zhgënjyer pas ndeshjes me lojën e ekipit të tij. Ai deklaron se ekipi i tij ishte pa tru në fushë, dhe pësoi gola idiotë.

mitrovic

“Nuk e di çfarë ndodhi, po pësojmë gola si fëmijë, vërtetë gola idiotesk, në vend që të mbronim rezultatin. Nuk mund të luajmë në fushë pa tru. Po e përsëris, luajtëm si idotë. Gjithsesi, nuk duhet të dorëzohemi, do të bëjmë më të mirën tonë. Luajmë kundër Brazilit, por nuk dorëzohemi” – deklaroi Mitroviç pas ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"