“Mitaj e meritonte ftesën nga Reja, por do kthehet përsëri te…”, Alban Bushi: E kanë mendjen te Kombëtarja A, nuk dua lojtarë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2021 | 11:25

“Mitaj e meritonte ftesën nga Reja, por do kthehet përsëri te…”, Alban Bushi: E kanë mendjen te Kombëtarja A, nuk dua lojtarë që…

Kombëtarja Shpresa nis grumbullimin këtë javë, teksa trajneri Alban Bushi, do të shikojë nga afër gjendjen e lojtarëve të tij. Në prag të këtij grumbullimi, trajneri është shprehur se tashmë do të ketë shumë ndryshime në ekip, duke zbuluar edhe afrimin e 3 lojtarëve kryesorë. Gjithashtu Bushi foli edhe për grumbullimin e Mitajt te Kombëtarja e parë, teksa tha më tej se trajneri Edi Reja duhet të hedhë sytë edhe nga Superiorja, pasi ka lojtarë cilësorë.

bushi alban

“Për mua është nder dhe krenari që të jem trajner i Kombëtares Shpresa. Nga U-21 dhe më poshtë është një cikël. Lojtarët nuk qëndrojnë gjithmonë aty. Këtë edicion kemi shumë lojtarë të rinj në ekip, pasi shumica na kanë ikur. Boshti është. Mendoj që do kemi lojtarë shumë të mirë. Ne kemi 3 lojtarë nga Kosova, Bytyçi, Lunrdim Hetemi dhe Halit Saliu nga Lokomotiva e Zagrebit. Unë dua t’i falënderoj që kanë zgjedhur Shqipërinë.

Pandemia na ka kushtëzuar së tepërmi, pasi e kemi pasur të pamundur të marrim lojtarë. P.sh nga Anglia nuk kemi marrë asnjë lojtar për shkak të rregullave. Lojtarë të datëlindjes 2000-2001 kemi shumë pak në Europë dhe nuk ka shumë lojtarë cilësorë.

Lojtarët e kampionatit shqiptarë janë shumë të gatshëm për të gjitha kombëtaret, nga moshat, ndërsa nuk është e njëjta me lojtarët që janë jashtë. Këta të fundit kanë një mendim, që e kanë mendjen në shumicën e kohë te ekipi i parë kombëtar. Duan më shumë të shkojnë atje se të U-21. Unë nuk dua lojtarë në ekip që e kanë mendjen të Kombëtarja A.

Unë ndihem mirë për ekipin U21 të kemi sukses, më bën të ndihem mirë që ka marrë Reja edhe nga U21, por jo vetëm nga të gjithë grupmoshat se këto vijnë zinxhirë. E kam thënë që në të ardhmen Shqipëria do të ketë një ekip shumë të fortë dhe jo vetëm do kualifikohet në Europian, por do kalojnë ture dhe mund të shkojnë në Botëror. Ka lojtarë që luajnë në kampionate të mëdha dhe që kërkohen nga klubet më të mëdha dhe pse mos të mundin rivalë si Anglia apo Danimarka.

alban bushi

Nuk ka çudi fare, Broja me Çelsin, Bare në Spanjë pse të mos fitojmë. Do kemi një kombëtare shumë të fortë. Jam shumë optimist se do kualifikoheshim dhe kemi humbur pikë nga eksperienca, edhe unë kam gabuar. Dua ta kem edhe një ndeshje në avantazh dhe t’i menaxhoj minutat e fundit, unë tani kam më shumë eksperiencë. Kualifikimi është i vështirë, por mund të mposhtim çdo kundërshtar hiq Anglinë dhe Francën, ne jemi përballur me Italinë dhe Spanjën dhe mund t’i menaxhosh. Ndërsa Anglia dhe Franca janë të papërballueshme, me të tjerat mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja A? Ekipi i parë është gjithnjë prioriteti. Kur trajneri e ka të nevojshme mund të shikojë te U-21. Mendoj se duhet të hedhë sytë edhe nga Superiorja, pasi Partizani, Laçi dhe skuadrat e tjera kanë lojtarë të mirë. Për Mitajn, Reja mendon për të ardhmen, pasi tani është 17 vjeç dhe në 2024, ai do të jetë 20 vjeç, lojtar më i pjekur. Mendoj se Mitaj e meritonte plotësisht të ishte pjesë e Kombëtares. Megjithatë mendoj se do jetë përsëri pjesë e U-21”, tha Bushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"