Misioni për përmbysje ndaj Bajernit, Çelsi humbet 3 lojtarë të rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 17:35

Misioni për përmbysje ndaj Bajernit, Çelsi humbet 3 lojtarë të rëndësishëm

Sikur të mos mjaftonte shija e hidhur që la humbja me përmbysje në finalen e Kupës së Ligës kundër Arsenalit të shtunën në “Wembley”, sfida e fundit e sezonit në Angli solli edhe pasoja të paimagjinueshme për skuadrën e Frenk Lampardit në prag të ndeshjes së kthimit të 1/8- ave kundër Bajernit në Champions. Blutë e Londrës do të udhëtojnë drejt Mynihut të shtunën pa 3 lojtarë shumë të rëndësishëm, të cilët u larguan të dëmtuar nga “Wembley” të shtunën.celsiii

Në fakt, anglezët do ta kishin një mision gati të pamundur përmbysjen e humbjes 3- 0 në “Stamford Bridge” në shtëpinë e kampionëve të Gjermanisë, por për t’ia bërë akoma më të vështirë këtë mision, kanë menduar edhe dëmtimet e Kristian Pulisiçit, kapitenit Sezar Azpilikueta dhe sulmuesit Pedro Rodrigez.

Mbrojtësi spanjoll u lëndua pas 35 minutash dhe u zëvendësua mes lotësh. Sulmuesi amerikan, që kishte kaluar në avantazh blutë, e la fushën pak pas pushimit të pjesës së parë. Për të dy  bëhet fjalë për një dëmtim muskulor në kofshë. “Qartazi nuk do të jenë gati për javën e ardhshme. Do të bëjnë skanerin dhe do të kuptojmë më shumë”, konfirmoi Lampard.

 

Veterani Pedro doli nga fusha me ndihmën e oksigjenit dhe barelës për shkak të një dëmtimi në shpatull. Me sa duket, për 33-vjeçarin kjo ishte ndeshja e fundit me fanellën e Çelsit përpara se të transferohet te Roma. “Me shumë mundësi kjo ishte ndeshja e fundit e tij për Çelsin.

Celsi

Dyshojmë për një shpatull të nxjerrë, por nuk jemi të sigurt”, sqaroi Lampard, i cili në lidhje me ndeshjen tha: “U vetëkënaqëm duke shënuar shpejt. Pastaj ishim të ngadaltë”.

Por ndërsa sulmuesi spanjoll nuk është një titullar dhe përdoret më shumë si një alternativë gjatë ndeshjes, Çelsi do ta ndiejë shumë mungesën e Pulisiçit dhe Azpilikuetës në një ndeshje ku duhet të rikuperojë jo pak, por tre gola dhe në shtëpinë e një skuadre pretendente për të triumfuar edhe në Europë këtë sezon, pas dopietës në Gjermani.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"