Misioni i Leonardos, drejtori i Milanit vëzhgon tre talente nga Brazili

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2018 | 16:44

Misioni i Leonardos, drejtori i Milanit vëzhgon tre talente nga Brazili

Me merkaton e mbyllur zyrtarisht, Leonardo mund të punojë i qetë për përforcimet e së ardhmes kuqezi. Emri më i ri që ngacmon fantazinë e drejtuesit të Milanit është ai i Lukas Paketës. Fantazisti i Flamegos, i sapothirrur edhe në kombëtaren braziliane, është cilësuar si “Oskar” i ri.

leonardo

Në sezonit të sivjetshëm ai ka grumbulluar 23 prezenca mes kampionatit dhe Kupës Libertadores duke shënuar pesë gola dhe dhënë katër asiste. Kontratat me Flamengon skadon në 2020-ën dhe për ta prishur përpara kohe do të duhen 48 milionë euro, teksa mbi të është përqendruar vëmendja e disa klubeve europiane, por një bisedë me Leoanrdon mund të bëjë diferencën.

Mbrojtës – Puna e Leonardos në Brazil do të përfshijë edhe mbrojtjen. Në këtë kontekst, të vëzhguarit janë Rodrigo Kaio i Sao Paolos, me të cilin drejtori teknik ka raporte shumë të mira. Pasaporta e komunitarit lehtëson operacionin, që është i realizueshëm për 15 milionë euro. Nën mbikëqyrje është edhe Iago Maidana i Atletiko Mineiros, me 22-vjeçarin që gjithashtu ka shanse të vishet kuqezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"