Mirëserdhe dhe mirupafshim! Besart Berisha largohet pas vetëm 3 ndeshjesh nga Prishtina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2021 | 20:51

Mirëserdhe dhe mirupafshim! Besart Berisha largohet pas vetëm 3 ndeshjesh nga Prishtina

Aventura e Besart Berishës në futbollin kosovar ka zgajtur vetëm 3 ndeshje. Ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare dhe Kosovës, ka ndërprerë sot me marrëveshje kontratën e tij me klubin.

berisha

Sipas vetë njoftimit të klubit, duket se Berisha ka vendosur që të largohet nga Kosova dhe kjo është arsyeja pse ai ka ndërprerë akordin me klubin, me siguri për të gjetur marrëveshje në një ekip në kampionat tjetër.

NJOFTIMI I PRISHTINËS

FC Prishtina njofton opinionin se e ka ndërprerë me marrëveshje të dyanshme kontratën me sulmuesin Besart Berisha.

36-vjeçari iu bashkua Prishtinës në fillim të shtatorit të këtij viti dhe firmosi kontratë deri në fund të edicionit.

Ai me Prishtinën regjistroi vetëm tri paraqitje në Superligë.

Berisha pritet që të largohet nga Kosova andaj klubi e mirëkupton dhe i dëshiron shëndet dhe suksese.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"