Mirel Josa rikthehet tek fitoret, Prishtina ngjitet në vendin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2017 | 16:20

Mirel Josa rikthehet tek fitoret, Prishtina ngjitet në vendin e dytë

Pas dy humbjeve radhazi në dy javët e fundit, ndaj Lirisë dhe Drenicës, skuadra e Prishtinës ka arritur të kthehet tek fitoret. Këtë gjë, e ka bërë duke mundur vendin e fundit në renditje, Vllazninë Pozheran, me shifrat 0-2. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 16-të të Superligës së Kosovës.

prishtina

Skuadra e Mirel Josës, gjeti golin e parë pas 27 minutave lojë, përmes Fetahajt. I njëjti autor shënoi edhe golin e dytë, në minutën e 86-të, duke i siguruar fitoren kryeqytetasve. Tashmë Prishtina ngjitet në vendin e dytë, me 28 pikë, dhe numëron vetëm 2 pikë më pak se kryesuesit e Llapit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"