“Po dëgjoj aludime nga ish-klubet e mia”, Josa “kërcënon” rivalët: Nuk jam i ngopur me trofe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2021 | 23:30

“Po dëgjoj aludime nga ish-klubet e mia”, Josa “kërcënon” rivalët: Nuk jam i ngopur me trofe

Mirel Josa duket se ka bërë mrekullinë e radhës në karrierën e tij, trajneri mori drejtimin e Laçit që ishte në krizë rezultatesh dhe tashmë e ka kthyer në grupin e pretendentëve për titull. Por në “Sport Neës Plus” ai nuk e ka komentuar këtë si një goditje të duhur të kurbinasve me afrimin e tij.

mirel josa

“Bingo e Laçit me emërimin tim? Nuk mund ta quajmë bingo, mund ta merrte edhe njeri tjetër skuadrën e bënte këtë ecuri. Unë në përgjithësi e mora me optimizëm atë punë se duke pasur parasysh përbërjen e skuadrës, e kisha ndjekur edhe në Kupat e Europës, kishte bërë mirë. Mendoj se kishte ngërç dhe mund të them që jam i kënaqur me njerëzit që bashkëpunojnë dhe përveç atyre që përbëjnë anën drejtuese, janë edhe lojtarë të cilët i përgjigjen kërkesave të mia dhe të klubit.

Titulli? Kur merr një skuadër e cila është në ato pozita që ishte kur shkova unë të drejtoja Laçin, nuk ishte në pozita të mira. Futbolli ka shumë të papritura dhe unë iu shmanga atyre dhe punova me ngritjen e anës psikologjike të lojtarëve. Ana fizike ishte, por ne e marrim me freskimin e skuadrës, me mënyrën se si komunikon, futen të gjithë faktorët bashkë për të cilat skuadra m’u përgjigj. Drejtuesit kishin komunikim të mirë me lojtarët, marrëveshje të mira me to. Pastaj sa i përket mënyrës si funksionon kjo skuadër, jam i kënaqur.

Në Shqipëri i harrojnë shumë shpejt gjërat që kam bërë e fituar. Edhe pse nuk i kam bërë vetëm unë, i kam bërë në mënyrën si funksionon skuadra. Tani dua t’i tregoj të gjithë të tjerëve që nuk jam i ngopur me trofe. Ta kenë të gjithë të qartë këtë punë se çdo trajner do të marrë trofe. Janë aludime që dëgjoj nga skuadra të tjera ku kam qenë që ky është ngopur, sheh interesin personal. Ndaj nëse e them, janë disa fjalë të cilat duhet që edhe futbollistët duhet t’i kenë parasysh që të mos mendojnë çfarë kemi kaluar më parë, është çfarë do të kapni të nesërmen”, tha Josa në fjalët e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"