“Mirë se vini në ferr”, Real Madridi pritet me sulme në Beograd: Ishit mbretër, por do të bëheni k*rva (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2023 | 12:34

“Mirë se vini në ferr”, Real Madridi pritet me sulme në Beograd: Ishit mbretër, por do të bëheni k*rva (FOTO)

Pak ditë më parë, ndeshja e basketbollit mes Real Madridit dhe Partizanit të Beogradit u ndërpre nga një sherr masiv që përfshiu lojtarët në fushë, ku nuk munguan as grushtet mes lojtarëve.

asdasdasd

Në fund, Partizani fitoi me rezultatin e ngushtë 89-87, ndërkohë që do të luhet edhe ndeshja e kthimit në Beograd. Ditën e djeshme, skuadra e Real Madridit ka zbritur në Beograd, por pritja nuk ishte më e mira e mundshme nga tifozët e Partizanit.

Ata kishin vendosur postera diskriminues në rrugët që të çojnë nga aeroporti në hotel, teksa nuk kanë munguar as kërcënimet. Vetë drejtuesit e klubit të Partizanit, kanë mbajtur një tjetër qëndrim, duke e konsideruar sherrin në Madrid si diçka që mund të ndodhë në sport, por që nuk e dëmton imazhin e Realit, megjithatë tifozët nuk janë të këtij mendimi.

“Mirë se vini në ferr”, shkruhej në një pankartë, ndërkohë që në një tjetër shkruhej: “Ishin mbretër, por do të bëheni k*rva”.

PANORAMASPORT.AL

ASDASDSAD SDFSDF ADSASD

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"