“Mirë se erdhe në shtëpi!”, Armando Sadiku zbarkon në ishull për aventurën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2021 | 20:11

“Mirë se erdhe në shtëpi!”, Armando Sadiku zbarkon në ishull për aventurën e re

Mungon vetëm firma në kontratë, por Armando Sadiku është gati të nisë aventurën e tij të re te skuadra e Las Palmas. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, sot ka zbarkuar në ishull, ku do të bëhet pjesë e klubit spanjoll i cili garon në La Liga 2.

armando sadiku

Sadiku i dha lamtumirën Bolivar duke hequr dorë edhe nga disa paga vetëm që të kthehej përsëri në Spanjë, pasi mësoi për interesin e Las Palmas. Lojtari pranoi menjëherë ofertën që i mbërriti dhe kështu u kthye në Europë për të vazhduar karrierën e tij pas një etape jo shumë të suksesshme në Amerikën e Jugut.

Ai ka zbarkuar sot në ishullin spanjoll dhe ka qenë vetë klubi që ka postuar fotot e tij pas mbërritjes, teksa mbante shallin e Las Palamas. “Sadiku tani është në ishull. Mirë se erdhe në shtëpi”, shkruante klubi në rrjetet sociale përkrah fotos që tregonte mbërritjen e sulmuesit shqiptar.

Ai do të kryejë nesër vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhë firmën në kontratë e prezantohet zyrtarisht si lojtari më i ri i këtij klubi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"