Mirdita, fitore me përmbysje ndaj Bulqizës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2016 | 9:06

Mirdita, fitore me përmbysje ndaj Bulqizës

Mirdita ka arritur të fitojë me vështirësi në ndeshjen ndaj Bulqizës, gjatë të cilës nuk kanë munguar golat dhe emocionet. Të parët që kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës kanë qenë bulqizakët. Plloçi, pasi ka marrë një asist, i vetëm me portierin kundërshtar, nuk e ka të vështirë që ta dërgojë sferën në rrjetë.

kat trete drini bulqizaNë avantazhin e një goli të realizuar që në minutën e 18-të do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa e dyta nis mjaft e shpejtë për mirditorët. Nikolla në minutën e 57-të i barazon shifrat, duke rikthyer edhe qetësinë në skuadër.

Megjithatë, lojtarët e Bulqizës hidhen në sulm dhe me anë të Rrushit, katër minuta më vonë, arrijnë që të kalojnë sërish në avantazh. Mirditorët nuk dorëzohen dhe barazojnë sërish në të 60-ën minutë me anë të Markut dhe, pesë minuta më vonë, është sërish Nikolla që shënon golin e dytë personal dhe të fitores për ekipin e tij.

MIRDITA-BULQIZA 3-2
GOLAT: Nikolla 57′ 65′, M. Marku 60′ / Plloçi 18′, Rrushi 61′
MIRDITA: Ndreca, Gjonaj, Shtinja, Perlesi, Zela, Pepkolaj, M. Marku (Radaçi 74′), Nikolla, Picaku, E. Marku (Art. Marku 66′), Halilaj (Filej 66′). Trajner: M.Kolaj
BULQIZA: Hysa, Balliu, Bala, Xhixha, Halili, Rrushi, Plloçi, Terziu (Domi 69′), Popi, Lila, Likaj (Delishi 77′). Trajner: A.Tanku
GJYQTARË: E. Bastari, A. Doda, G. Cenolli, M. Shazivari (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Pepkolaj 37′, M. Marku 60′, Nikolla 79′ / Terziu 21′, Plloçi 50′ DELEGAT: B.Omuri (Tiranë)

Përgatiti: Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"