Mirdita barazon dhe kryeson në Grupin A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2015 | 18:52

Mirdita barazon dhe kryeson në Grupin A

Java e dytë e Kategorisë së Tretë, me ndeshjen Mirdita-Golemi, ka përfunduar në barazim 3-3. Pjesa e parë e takimit ka përfunduar 1-0 për Golemin, falë autogolit të Pepkolajt, i cili, në tentativë për ta larguar topin, ka dërguar në portën e tij. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 48-të, golemasit dyfishojnë me një gol të bukur të Dacit pas gjuajtjes nga 25 metra.

Por Pepkolaj korrigjon gabimin e pjesës së parë duke shlyer autogolin dhe ngrushtuar diferencën në 2-1. Por menjëherë pas rifillimit të lojës Golemi në një kundërsulm arrin të realizojë golin e tretë me anë të Muratit. U duk sikur skuadra e Golemit do të merrte trepikëshin në këtë përballje, por për të barazuar shifrat mendon Picaku, i cili në minutat 59 dhe 74 do të realizojë, duke bërë që në këtë përballje të mos ketë fitues. Me pikën e marrë, Mirdita për momentin kryeson Grupin A. Gjatë ditës së sotme do të luhen edhe ndeshjet e tjera të kësaj kategorie, ku pritet të ketë një garë të fortë sportive, por edhe gola nga ekipet pjesëmarrëse.

GOLEMI-MIRDITA 3-3
GOLAT: Pepkolaj 40′ (aut), Daci 48′, Murati 57′ / Pepkolaj 56′, Picaku 59′ 74′
GOLEMI: Veliu, Sinka, Hoxha, Çodo (Koka 75′), Berberi, Meta, Torra, Malollari (Shahini 75′), Daci (Gjoshi 75′), Bahja, Murati. Trajner: J.Rakipi
MIRDITA: Ndreca, Gjergji, Perlesi, Shtinja, Lleshaj, Pepkolaj Prenda 83′, Art. Marku, E. Marku (Gjonaj 80′), Gjoka, Lurthi (Halilaj 60), Picaku. Trajner: M.Kolaj
GJYQTARË: D. Maleta, A. Memlikaj, A. Doda, G. Cenolli (Tiranë)

KARTONË TË VERDHË: Sinka 28′ Murati 87′ / Prenda 84′ DELEGATË: A.Sheme (Tiranë)

Përgatiti: Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"