“Miratoni pagat dhe ndihmoni punëtorët e stadiumit”, ja propozimi i zyrtarit të Vllaznisë për bashkinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 22:49

“Miratoni pagat dhe ndihmoni punëtorët e stadiumit”, ja propozimi i zyrtarit të Vllaznisë për bashkinë

Në mes të përplasjes mes Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe drejtuesve të Vllaznisë në lidhje me çështjen e miratimit të buxhetit për klubin shkodran është përfshirë dhe drejtori i Akademisë së Vllaznisë Alban Neziri.

unnamed (1)

Ai u ka bërë thirrje zyrtarëve të Këshillit Bashkiak të Shkodër që të miratojnë sa më shpejt pasqyrat financiare për Vllazninë, ndërsa u propozoi drejtuesve të Vllaznisë që funksionarët me pagë më të lartë se 1 milionë e 500 mijë lekë të dhurojnë një pjesë nga paga e muajit maj për punonjësit e klubit shkodran.

MOSHAT-VLLAZNIA

“Nëse do të miratohen pasqyrat financiare e Vllaznisë dhe pagat do të kalojnë, do të bëja një propozim, për të clin shpresoj të gjej dhe mbështetjen e drejtuesve të klubit.

Të gjithë ata që kanë pagat e larta, duke filluar nga administratori, drejtori teknik, dy drejtorët e akademisë, trajneri dhe lojtarët e Vllaznisë, të kontribuojnë me nga një shumë financiare nga paga e muajit maj për t’ua kaluar familjeve të punonjësve të stadiumit dhe të fushës ‘Reshit Rusi'”, shprehet për “Shkodra Sport”, drejtori i akademisë së Vllaznisë Alban Neziri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"