Miratohet propozimi/ Kolegjiumit të Patosit i vendoset emri “Sazan Velçani”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 21:31

Miratohet propozimi/ Kolegjiumit të Patosit i vendoset emri “Sazan Velçani”

Ka vetëm pak kohë që është ndarë fatkeqësisht nga jeta, në moshë shumë të re, ish-arbitri i Kolegjiumit të Arbitrave të Patosit, njëkohësisht edhe ish-arbitri FIFA-s, Sazan Velçani.

Velcani Sazan

Me propozim të Tahir Kastratit, president i Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, i cili ka drejtuar kryesinë e kësaj shoqate, është bërë kërkesë që Kolegjiumi i Arbitrave të Patosit të marrë emrin Kolegjiumi i Arbitrave “Sazan Velçani”. Një propozim që është miratuar nga kjo kryesi.

Sazan Velçani ka qenë një ndër arbitrat kryesorë të këtij kolegjiumi, me një ndihmesë të madhe në krijimin, organizimin dhe zhvillimin e aktivitetit në Kolegjiumin e Patosit dhe atij kombëtar, si një ndër arbitrat, figurat kryesore, me një kontribut të madh në sektorin arbitral shqiptar në më shumë se 20 vite.

Sazan Velcani Panorama Sport

Dhënia e emrit “Sazan Velçani” Kolegjiumit të Arbitrave të Patosit është një praktikë e aplikuar për figurat e shquara të arbitrimit shqiptar, të cilët janë ndarë nga jeta në moshë të re. Një vlerësim e nderim i punës së këtyre kolegjiumeve të qyteteve ku ata kanë jetuar dhe kontribuuar. Të tillë janë Kolegjiumi i Arbitrave “Luan Zylfo” i Tiranës, “Bashkim Hyskja” në Kuçovë dhe ai “Ferzi Topçiu” në Pogradec.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"