Miratohet kërkesa e Vllaznisë, FSHF cakton gjyqtarë të huajn në “Niko Dovana”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2018 | 10:39

Miratohet kërkesa e Vllaznisë, FSHF cakton gjyqtarë të huajn në “Niko Dovana”

Kërkesa e Vllaznisë, për gjyqtarë të huaj nuk ka rënë në vesh të shurdhë. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që sfidën e sotme e cila konsiderohet si “finale” mbijetese mes Teutës dhe Vllaznisë t’ia besoj një treshesh gjyqtarësh nga Malta, me kryesor Markom Spiteri, i cili ishte gjyqtar i katërt në sfidën e djeshme mes Tiranës dhe Pogradecit. Asistentë të tij do të jenë  Kristofer Frakalanza dhe Shahon Kalleja.

malta

Kjo nuk është hera e parë që gjyqtarët maltez do të arbitrojnë një ndeshje në Superiore. Bashkëmpunimi me Federatën e Maltës në sektorin e gjykimi ka bërë që shpesh të kemi pasur shkëmbime të arbitrave në kampionatet respektive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"