Miratohet edhe buxheti, ja sa milionë lekë do të jenë në dispozicion për futbollin në Gjirokastër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2020 | 14:05

Miratohet edhe buxheti, ja sa milionë lekë do të jenë në dispozicion për futbollin në Gjirokastër

Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës miraton buxhetin për AF Luftëtari, duke i hapur rrugë ndërtimit të ekipit të ri. Në mbledhjen e zhvilluar dje, në rend të ditës ishte edhe futbolli. Me votim unanim u miratua shuma prej 10 milionë lekësh (të rinj) për këtë fondacion, që do të shërbejë edhe për merkaton.

af luftetari

Ishte vetë kryebashkiaku Flamur Golemi që zbuloi fondin, ndërkohë që ka folur dhe për punimet që do të nisin në Fushën e Vjetër dhe pallatin e sportit. Ai u ndal edhe tek investimi më madhor, që kap shifrën e 32 milionë e 272 mijë lekëve (të rinj) dhe do të përqendrohet në përmirësimin e infrastrukturës për rreth stadiumit “Gjirokastra”.

Këto investime parashikohet të kryhen gjatë dy viteve të ardhshme dhe konsistojnë në zgjerimin e rrugës rreth stadiumit, duke zhvendosur kangjellat aktuale, shtimin e hapësirës së gjelbër dhe ndërtimin e një piste bashkëkohore në shërbim të komunitetit.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"