Miratohet buxheti 400 milionë lekë për klubin e Kategorisë së Parë, ja si do të shpërndahet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2020 | 23:28

Miratohet buxheti 400 milionë lekë për klubin e Kategorisë së Parë, ja si do të shpërndahet

Miratohet buxheti për futbollin. Paraditen e djeshme u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak të Lushnjës, që kryen edhe rolin e asamblesë së KF Lushnja 1930 sh.a. Në programin e shpenzimeve korrente dhe kapitale për vitin 2021, është miratuar një subvencionim prej 40 milionë lekësh (të rinj). Ky plan vjetor i miratuar është ndarë në shpenzime sipas muajve.
download
Vetëm në janar pritet të shpenzohen 3,5 milionë lekë (të rinj). Për muajt shkurt, mars, prill, maj, qershor, shtator, tetor dhe nëntor, parashikohen të shpenzohen 3,4 milionë lekë (të rinj) për secilin muaj. 3,1 milionë lekë (të rinj), parashikohet të shpenzohen korrik, gusht dhe dhjetor, për secilin muaj.

Në grupin e shpenzimeve që kryen bashkia, është futur subvencioni që i jepet KF Lushnja 1930 sh.a, në vlerën 40,000,000, në të cilin përfshihen pagesat e futbollistëve dhe trajnerëve, premiot, pagesat e administratës dhe shpenzimet operative.

te rinj
ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"