Miratimi i buxhetit i hap rrugën merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2017 | 20:00

Miratimi i buxhetit i hap rrugën merkatos

Në kampin peqinas janë duke vijuar normalisht me përgatitjet dimërore dhe gjithçka duket se po shkon në rrugën e duhur.

Stadiumi Peqin

Sa i takon përforcimit të skuadrës dhe pikëpyetjeve rreth merkatos, shefi i klubit peqinas, Astrit Isaji, u shpreh: “Ashtu si një pjesë e konsiderueshme e klubeve të tjera, edhe Shkumbini është në pronësi të bashkisë së qytetit dhe si i tillë, financat varen direkt nga bashkia. Aktualisht, ne jemi në pritje të miratimit të buxhetit të bashkisë, që lidhet pikërisht më skuadrën dhe shpenzimet për këtë vit. Shpresojmë që fondi të jetë i mjaftueshëm edhe për të bërë afrime cilësore në merkato, pasi, siç dihet, ekipi ka nevojë për përforcime. Sa u takon afrimeve, nuk kemi pse të nxitojmë dhe do të synojmë që të marrim futbollistë me eksperiencë”.

Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"