Miranda jashtë “orbite”: Jam mbrojtësi më i mirë në Itali, idhulli im është Ajrton Sena

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2018 | 13:01

Miranda jashtë “orbite”: Jam mbrojtësi më i mirë në Itali, idhulli im është Ajrton Sena

Zhoao Miranda e thotë hapur: Jam mbrojtësi më i mirë në Itali. Braziliani i Interit thotë se derbi i fituar 3-2 është një nga ndeshjet më të bukura, ndërsa e konsideron duelin me Juven shumë të rëndësishëm.

miranda

NDESHJA- “Themi gjithmonë që ajo e ardhshmja është më e rëndësishmja. Jam i përqendruar në këtë sfidë dhe nuk e mendoj kurrë të kaluarën. Mendoj se ndeshja që na dhuroi shumë emocione ishte fitorja e derbit 3-2. Më pëlqen gjithmonë të fitoj derbin”.

RRJETET– “Nuk pëlqej t’i përdor shumë rrjetet sociale. Edhe pse e di që në ditët e sotme janë shumë të rëndësishme”.

RONALDO– “Ai është fenomeni. Ka fituar Botërorin dhe për ne brazilianët është maksimumi. Idhulli im është Ajrton Sena. Për mendimin tim, ai është sportisti më i madh i të gjitha kohërave”.

RAFINJA- “Ndihet mirë këtu. Në fillim e kishte të vështirë të përshtatej dhe të stërvitej këtu në Itali. Por ka shumë kohë për të treguar vlerat e tij. Unë e njihja dhe është i zoti”.

EKSPERIENCA– “Të jem i sinqertë, për eksperiencën që kam dhe për gjithçka tjetër, e konsideroj veten si mbrojtësi më i mirë në Itali. Futem gjithmonë me këmbën e djathtë në fush- ën e lojës. Me Spaletin flas gjithmonë gjatë analizave të ndeshjeve dhe ai është një trajner shumë i zgjuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"