Miralem Pjaniç dhe jo vetëm, ja ish-ët e sfidës Lion-Juve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2020 | 11:19

Miralem Pjaniç dhe jo vetëm, ja ish-ët e sfidës Lion-Juve

Sot në mbrëmje, Juventusi do të zbresë në skenë në Lion, me klubin transalpin, i cili ka dashur që të bëjë edhe një udhëtim në histori për të risjellë në kujtesë 7 lojtarët e vetëm që kanë veshur të dyja fanellat që do të zbresin sot në fushë. 

Groso

I pari ka qenë sulmuesi i mirënjohur, Nestor Kombin, i cili la Lionin për t’u transferuar në Torino për një sezon. Ndërsa të tjerët janë mesfushori Tiago Mendesh; mbrojtësi kampion bote Fabio Groso, fantazisti aktual Miralem Pjaniç si dhe dy të rinjtë Joan Severin e Hamza Rafia.

miralem-pjanic-juventus-2018-19-1539857361-18317

Ndërsa, ai që ka bërë itinerarin e kundërt, pra nga Torinoja drejt Lionit, është ZhanAlen Bumsong, qendërmbrojtësi dhe kampion i Serisë B me Juven në vitin 2007.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"