Mirabeli: Interi do Suson? Të na japi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2018 | 16:07

Mirabeli: Interi do Suson? Të na japi…

Gjatë ditës së djeshme, mediat italiane folën shumë për një këmbim të mundshëm të Susos me Kandreva. Sipas të njëjti burim, kanë qenë drejtuesit e Interit, ata të cilët kanë hedhur idenë për të shkëmbyer këto lojtarë, çka me sa duket nuk u ka pëlqyer kuqezinjve të Milanit.

mirabeli

Drejtori sportiv i “Djallit”, Masimiliano Mirabeli, e ka pritur me sportivitet këtë ide nga ana e Interit dhe ka përfituar nga rasti për të ironizuar. Ai ka pranuar që shkëmbimi mund të bëhet, por në operacion do të përfshihen tre yje të skuadrës së Spaletit. “Interi kërkon Suson? Në rregull, pa problem. Le të na japin Ikardin, Perisiçin dhe Brozoviçin dhe mund ta marrin Suson”, tha Mirabeli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"