Miqësorja/ Vllaznia ngec me Besëlidhjen, Shtubina abonohet me golin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2019 | 19:48

Miqësorja/ Vllaznia ngec me Besëlidhjen, Shtubina abonohet me golin

Vllaznia nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në miqësoren e zhvilluar në “Loro Boriçi” ditën e sotme ndaj Besëlidhjes.

Vllaznia3

Pjesa e parë  u mbyll në barazim pa gola, ndërkohë që në të dytën, ishin miqtë nga Lezha, që në minutën e 58-të, gjetën golin e avantazhit me anë të futbollistit afrikan, Ebubakar.

Vllaznia2

Kur u mendua se skuadra e Besëlidhjes do të largohej nga “Loro Boriçi” me një triumf minimal, për të shmangur humbjen e shkodranëve, mendoi Ndriçim Shtubina, i cili në fundin e ndeshjes gjeti golin për Vllazninë. Goli i dytë radhazi në miqësore për futbollistin shkodran, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Laçit.

vLLAZNIA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"