Miqësorja në tetor ndaj Arabisë/ Nga Sadiku te Muçi dhe Xhixha, ja cilët lojtarë mund të thirren te Shqipëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 14:24

Miqësorja në tetor ndaj Arabisë/ Nga Sadiku te Muçi dhe Xhixha, ja cilët lojtarë mund të thirren te Shqipëria

Shqipëria ka përcaktuar për të luajtur një miqësore në muajin tetor, përkatësisht në datën 26, kundër Arabisë Saudite, ndeshje që do të luhet në Abu Dabi.

Shqiperia festa

Në fakt data që është zgjedhur nuk është zyrtare nga UEFA dhe praktikisht Kombëtarja do të vuajë mungesën e shumë lojtarëve që do të jenë të angazhuar me klubet respektive.

Në të njëjtën datë, Interi do të luajë ndaj Plzenit dhe Kristjan Asllani do të jetë aty, ose Broja që në datën 25 ka një përballje me Çelsin ndaj Salcburgut.

Gjithashtu edhe lojtarë si Marash Kumbulla apo Elseid Hysaj që do të jenë të angazhuar me Romën dhe Lacion në kompeticionet europiane që luhen në mesjavë.

Por nuk mendohen vetëm këto mungesa, pasi kemi edhe dëmtimet, me lojtarë si Gjimshiti, Ismajli dhe Manaj që me shumë mundësi nuk mund të jenë gati për këtë miqësore.

Kështu, ndaj Arabisë Saudite do të shohim një Shqipëri me shumë lojtarë të rinj.

EKSPERIMENTET

Duke u nisur nga fakti që organika e Shqipërisë për miqësoren me Arabinë do të jetë e përgjysmuar, mund të jetë një shans për shumë emra të rinj apo edhe për rikthime.

Aktualisht ka shumë lojtarë shqiptarë që mezi presin një ftesë nga Kombëtarja që të tregojnë veten e tyre.

Do të ishte një mundësi e mirë për Eduart Rrocën, Regi Lushkjën apo Julian Shehun që janë prodhim i Superiores dhe janë transferuar jashtë, ku po luajnë rregullisht.

Do të ishte një mundësi e mirë për të rinjtë: Ernest Muçi, që ka qenë edhe më parë, apo edhe për Anis Mehmetin që po shkëlqen në Angli.

Pse jo një rikthim i Armando Sadikut, i cili është në superformë apo një mundësi e mirë për Redon Xhixhën, që është lojtari më në formë i Superiores, ndoshta për të shkuar edhe më larg deri tek emri i Enriko Papës.

SH (1)

LOJ (1)

GR (1)

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"