Miqësorja në Pogradec, Vllaznia ndalet në sfidën përballë Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2022 | 20:15

Miqësorja në Pogradec, Vllaznia ndalet në sfidën përballë Dinamos

Vllaznia dhe Dinamo kanë luajtur sot një miqësore mes tyre në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit, qytet ku të dy skuadrat po zhvillojnë fazën përgatitore pak javë para startit të sezonit të ri. Një sfidë e cila është mbyllur në barazimin 1-1 dhe ku trajnerët e të dy skuadrave kanë bërë provat e tyre për rreshtimet e skuadrave për edicionin e ri.

vllaznia dinamo

Shkodranët e nisën këtë ndeshje me një risi në mbrojtje, pasi Josa vendosi të aktivizojë nga minuta e parë të riun Flori Spahija, i cili shihet si alternativë për titullarët e prapavijës gjatë këtij sezoni. Ndërkohë, në sulm janë rreshtuar Hoxhaj, Latifi dhe Kaina të cilët pritet të jenë titullarët që do të kolaudojë sa më mirë tekniku i shkodranëve.

Dede nga ana tjetër i ka dhënë hapësirë blerjeve të reja në radhët e skuadrës së tij, me emra si Daja, Ymeri, Danaj apo Marku që luajtën nga minuta e parë në radhët e kryeqytetasve.

Shkodranët ishin të parët që kaluan në avantazh, duke shënuar me anë të Hoxhajt në minutën e 40 të sfidës. Por një penallti e shkaktuar nga Shehi dhe e ekzekutuar saktësisht nga Denison, barazoi rezultatin në pjesën e dytë, me shifrat që nuk ndryshuan më deri në mbyllje të duelit.

VLLAZNIA- DINAMO 1-1
Hoxhaj ’40/ Denison ’55 (11-m)

vllaznia

FORMCIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Zogoviç, Shehi, Spahija, Gurishta, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, H. Marku, Hoxhaj, Latifi, Kaina
Trajner: Mirel Josa

DINAMO: Dani, Fetaj, Dikson, Imami, Allmuça, Daja, Lilaj, Ymeri, Danaj, Denison, T. Marku.
Trajner: Nevil Dede

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"