Miqësorja në Peqin, Egnatia mposht Skënderbeun që në pjesën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2020 | 23:47

Miqësorja në Peqin, Egnatia mposht Skënderbeun që në pjesën e parë

Egnatia suprizon skuadrën e Skënderbeut duke e mposhtur me rezultatin 2-1 në miqësoren e zhvilluar dje në stadiumin e Peqinit duke treguar se me ekipet e Superligës di t’i masë mirë forcat pasi ia ka dalë të marrë rezultate pozitive edhe ndaj Partizanit e Teutës.
122299952_721030608822796_8555974255939472057_n

Skuadra e drejtuar nga tranieri Magani dje ka bërë një paraqitje mjaft pozitive duke qenë dominuese në pjësën e parë teksa ka arritur që të gjejë rrugën e rrjetës dy herë me autorë Metën dhe Çelhakën. Nga ana tjetër tekniku Ahmataj ka hedhur në fushën e lojës një formacion miks duke lënë në stol disa prej titullarëve, që i ka aktivizuar më pas në pjesën e dytë.

Golat për rrogozhinasit janë shënuar nga Meta dhe Çelhaka në pjesën e parë, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë kanë barazuar korçarët me të riun Kollçinaku.

FT| EGNATIA-SKËNDERBEU 2-1
GOLAT: Meta 16′, Çelhaka 25’/ Kollçinaku 52′

122330638_652302235676791_7237453315430143517_n 122429531_357079622070131_6701127026682226471_n 122453810_3874418949253716_6651703145451852872_n 122532759_379623546781124_4216339122664424405_n 122620778_2005632276404817_7918904379886585345_n

FATMIR AHMETI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"