Miqësorja ndaj Vllaznisë, Tirana publikon njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 17:15

Miqësorja ndaj Vllaznisë, Tirana publikon njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Nisur nga fakti që në 2 sfidat miqësore atë të Tiranës në shtëpi ndaj Apolonisë si dhe në takimin mes Vllaznisë dhe Teutës në “Loro Boriçi”, pati një numër të konsiderushëm spektatorët është marrë vendimi që miqësorja e ditës së martë mes Tiranës dhe Vllaznisë të zhvillohet pa praninë e spektatorëve. Lajmi është konfirmuar nga klubi bardheblu nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

Miqesorja

“Luhet të Martën, datë 15/09/2020, ora 17:00 ndeshja miqësore mes KF Tirana- FK Vllaznia. Ndeshja do të luhet në stadiumin Selman Stërmasi. Për shkak të situatës së shkaktuar nga COVID-19, takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura për tifozët. Ndeshjen mund ta ndiqni live në kanalin televiziv RTSH Sport”, shkruan klubi kampion.

Tirana

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"