Miqësorja ndaj futbollistëve afrikanë, Canka përfundon në spital me 7 qepje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 16:47

Miqësorja ndaj futbollistëve afrikanë, Canka përfundon në spital me 7 qepje

Ndeshja miqësore mes Tomorit dhe futbollistëve afrikanë nisi me një incident në fushë, ku një prej mbrojtësve afrikanë ndërhyri ashpër ndaj sulmuesit të Tomorit, Mikel Canka, duke e dëmtuar në këmbë, por edhe e ka çarë në vetull.

Canka

Një moment që ka sjellë nervozizëm te trajneri Bledar Sinella, por edhe te vetë Canka, i cili ka shkuar menjëherë në spitalin e Beratit dhe ka përfunduar me 7 qepje në vetull. Një dëmtim që e ka prishur jo pak humorin e drejtuesve të ekipit beratas.

EDI SPAHIU  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"