Miqësorja me Ukrainën, Mançini: Itali, koha për të fituar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2018 | 19:27

Miqësorja me Ukrainën, Mançini: Itali, koha për të fituar

Trajneri i skuadrës axurre ka qenë i pranishëm në konferencën për shtyp përpara ndeshjes miqësore me Ukrainën. Në skuadrën italiane është rikthyer sulmuesi Lazanja që luan për Udinezen, kjo pas dëmtimit të Simone Zazës. Trajneri ka deklaruar se skuadra e tij duhet të rikthehet te fitorja. “Është e rëndësishme të fillojmë të fitojmë ndeshjet, pasi vetëm kjo do të na bënte punë”, iu referua ai ndeshjeve ndaj Polonisë dhe humbjes me Portugalinë në muajin e kaluar.

mancini

“Nuk mendoj që po vuaj nga sindroma e ndeshjeve miqësore, por Ukraina është një skuadër shumë e mirë që drejtohet nga një trajner i shkëlqyer si Shevçenko, që e njeh shumë mirë futbollin italian”. Mançini nuk shqetësohet për faktin që ka humbur një sulmues, duke u shprehur se: “Nuk kemi asnjë problem në sulm pas dëmtimit të Zazës. Kemi grumbulluar Lazanja. Kemi shumë mundësi në atë repart dhe do të provojmë çdo mundësi në këto 180’ minuta. Do të luajmë me tre lojtarë, kjo është e sigurt. Nuk kam vendosur ende cilët lojtarë do të përdorë, por do të jenë ata që do të luajnë me Ukrainën dhe Poloninë.

Verrati? Ai është rikthyer nga një dëmtim dhe jam kurioz ta shoh kur të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës. Është ndryshe stërvitja në klube nga ajo në kombëtare. Shpresoj të jap kontributin tim për një lojtar me kaq shumë kualitete sa çka ai”, u shpreh Mançini. Italia do të kërkojë të zhvillojë ndryshe nga ajo me Portugalinë.

italia bonuci

Skuadra axurre po vuan të krijojë një identitet në lojë. Me ardhjen e Mançinit skuadra është bërë atraktive, por trajneri nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për të ndërtuar një skuadër të lënë me pasoja nga ish-trajneri Ventura që nuk arriti ta kualifikonte skuadrën për në Botëror.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"