Miqësorja me Turqinë, gjyqtarin e njeh… Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2017 | 21:15

Miqësorja me Turqinë, gjyqtarin e njeh… Skënderbeu

Ndeshja miqësore kundër Turqisë është e vetmja e përzgjedhur nga trajneri Panuçi për këtë periudhë, ku ishin dy data në dispozicion për përfaqësueset. Për këtë takim, UEFA ka përcaktuar arbitrin bullgar Georgi Kabakov që të vendosë drejtësi. Bullgari ka gjykuar sfidën e Berishës me Atalantën në Europa Ligë kundër Apollonit, si dhe në sezonin 2015-’16 ka drejtuar sfidën e Karabakut të Agollit ndaj Rudarit në kualifikueset e Champions-it.

kabakov

Për skuadrat shqiptare, gjyqtari bullgar është i njohur vetëm nga Skënderbeu. Ekipi korçar është gjykuar në sezonin 2014-2015 në përballjen BATE-Skënderbeu, e cila ka përfunduar në barazim 0-0. Ka qenë një takim i luajtur më 15 korrik 2014, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Champions-it. Kabakov numëron 31 ndeshje internacionale të drejtuara.

Bate-Skenderbeu, moment demtimi

Në bazë të statistikave, ai ka akorduar 7 penallti në total, 10 kartonë të kuq dhe 155 të verdhë. Ndihmësit e tij do të jenë Martin Denev dhe Martin Margaritov.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"