Skënderbeu fiton pastër në miqësore, i shënon pesë herë Besëlidhjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 13:35

Skënderbeu fiton pastër në miqësore, i shënon pesë herë Besëlidhjes

U luajt në “Tropikal Resort” në Durrës, ndeshja miqësore mes Skënderbeut dhe Besëlidhjes.82492737_2665271310177240_9003477158772867072_o

Një ndeshje kjo testuese, në mënyrë që të dyja skuadrat të jenë në një formë të mirë, për fazën e dytë të kampionatit dhe për të arritur objektivat e tyre. Ndërkohë për korçarët ka debutuar edhe afrimi më i ri, Eni Imami.skenderbeu

Ndeshja ka nisur menjëherë me gol, teksa Undi Mara ka shënuar që në minutën e parë për korçarët. Megjithatë avantazhi i bardhekuqve nuk zgjati shumë, teksa vetëm dy minuta më vonë Gjorgjeviç barazoi shifrat. Ishte Krasniqi që i dha përsëri avantazhin ekipit të Dajës, teksa realizoi me kokë në minutën e 32’, pas një aksioni shumë të bukur. skenderbeu vs beselidhja

Pollozhani në minutën e 35′, realizoi një autogol, duke bërë që të barazohen shifrat, por ishte përsëri Krasniqi që kaloi në avantazh të tijtë, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë. Pjesa e dytë nisi me korçarët në sulm, të cilët gjetën rrugën e rrjetës edhje dy herë të tjera.

Fillimisht ishtë Gripshi që shënoi një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit në minutën 55′. Vetëm 3 minuta më vonë ishte Elezi, që shndërroi në gol, një 11-metërsh, edhe pas këtij momenti kishte disa raste për shënim, por nuk u konkretizuan, duke e mbyllur ndeshjen në 5-2.

FT| Skënderbeu-Besëlidhja 5-2

Mara1’, Krasniqi 32’, 40′ , Gripshi 55′, Elezi 58’/ Gjorgjeviç 3’, Pollozhani (autogol) 35′

Formacioni zyrtar: Dajsinani, Imami, Dita, Pollozhani, Vangjeli, Ndeki, Taipi, Mara, Gripshi, Bregu, Krasniqi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"