Miqësorja e sotme në Gjirokastër, ja si përfundoi Luftëtari-Bylisi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 16:08

Miqësorja e sotme në Gjirokastër, ja si përfundoi Luftëtari-Bylisi

Luftëtari dhe Bylisi kanë luajtur sot në orën 13:30 një ndeshje miqësore në stadiumin “Gjirokastra”.

LUFTETARI BYLIS

Takimi është mbyllur me rrjeta të paprekura, me një lojë që nuk ka prodhuar shumë emocione për ata pak të pranishëm.

Trajneri i Luftëtarit, Jorgos Marantas, iu dha mundësinë lojtarëve që janë aktivizuar më pak në këto 12 javë kampionat, ndërsa Veljko Dovedan i Bylisit e nisi thuajse me formacionin më të mirë.

Të dyja skuadrat patën raste për shënim, por asnjë prej tyre nuk arriti të shënonte. Javën e ardhshme Luftëtari luan në transfertë ndaj Flamurtarit, ndërsa Bylisi kundër Kukësit në “Elbasan Arena”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"