Miqësorja e Shqipërisë U19, Italia sfidon kuqezinjtë e Cungut me një mbrojtës shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2021 | 0:19

Miqësorja e Shqipërisë U19, Italia sfidon kuqezinjtë e Cungut me një mbrojtës shqiptar

Përfaqësuesja shqiptare U19 do të zhvillojë në javën e ardhshme një miqësore prestigjioze ndaj Italisë në qendrën e Koverçianos. Dueli në fjalë do të jetë një provë e mirë për kuqezinjtë e përzgjedhur nga Armando Cungu që të shohin nivelin ku janë në këtë moment të përgatitjeve për pjesëmarrjen në kualifikueset e Europianit. Por do të jetë një miqësore e veçantë edhe për faktin se përballë do të kenë edhe një futbollist shqiptar.

brajan boci

Në radhët e Italisë U19, të drejtuar nga Karmine Nunciata, është grumbulluar një mbrojtës shqiptar i cili në Itali vlerësohet jashtëzakonisht shumë. Bëhet fjalë për Brajan Bocin, lojtarin i cili ka shkëlqyer në këto vite në akademinë e Xhenoas dhe ka filluar të grumbullohet për stërvitje edhe me ekipin e parë.

Përtej Adriatikut ka patur vazhdimisht vlerësime për djaloshin i cili është i lindur në Itali nga prindër shqiptarë e për momentin vesh fanellën e të kaltërve. Megjithatë, si në rastin e Ramen Çepeles dhe Marko Mollës, edhe lojtari në fjalë po monitorohet nga skautët e FSHF, të cilët shpresojnë që të bindin lojtarin në të ardhmen të veshë fanellën kuqezi.

LISTA E ITALISË U19

Portierë
Sebastiano Desplanches (Milan), Jacopo Sassi (Atalanta), Gioele Zacchi (Sasuolo)

Mbrojtës

Nicolò Bertola (Specia), Brajan Boci (Xhenoa), Diego Coppola (Hellas Verona), Alessandro Fontanarosa (Inter), Davide Gentile (Fiorentina), Daniele Ghilardi (Fiorentina), Luigi Palomba (Kaljari), Thomas Sandon (Viçenca), Mattia Zanotti (Inter)

Mesfushorë
Nicolò Cavuoti (Kaljari), Duccio Degli Innocenti (Empoli), Giovanni Fabbian (Inter), Giacomo Faticanti (Roma), Fabio Miretti (Juventus), Alessio Rossi (Empoli), Filippo Terracciano (Hellas Verona), Samuel Giovane (Atalanta), Federico Zuccon (Atalanta)

Sulmues
Tommaso De Nipoti (Atalanta), Gabriele Youns El Hilali (Milan), Stephane Henoc N’Gbesso (Milan), Alessio Pinotti (Spal).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"