Miqësorja e radhës, Partizani do të ndeshet me ish-skuadrën e Bogdanit në stadium 15 mijë vendesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 21:35

Miqësorja e radhës, Partizani do të ndeshet me ish-skuadrën e Bogdanit në stadium 15 mijë vendesh

Pas Vastezes dhe Ternanës, Partizani ka zyrtarizuar edhe testin e 3-të  miqësor në kuadër të përgatitjeve që po zhvillon në Itali, ndaj skuadrës së Sienës që militon në Lega Pro. Takimi është planifikuar të zhvillohet ditën e enjte në orën 18:00 në stadiumin “Artemio Franki” të qytetit të Sienës i cili ka një kapacitet prej 15 mijë vendesh.

Partizani

Për shkak të falimentimit në vitin 2014, klubit italian që për një kohë të gjatë ka qënë pjesë e elitës të futbollit italian ndryshoi emrin dhe tani quhet Robur Siena.

Siena

Pjesë e kësaj skuadra ka qënë edhe ish-bomberi i kombëtares, Erjon Bogdani, i cili u aktivizua fillimisht gjatë sezonin 2005-2007 ku në 49 takime realizoi 13 gola për tu rikthyer më pas në sezonin 2012-2013 ku mbylli edhe karrierën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"