Miqësorja e parë kënaq Duron: Gjërat duken në rrugë të mbarë, mora sinjale pozitive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2017 | 10:55

Miqësorja e parë kënaq Duron: Gjërat duken në rrugë të mbarë, mora sinjale pozitive

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro ka mbetur i kënaqur nga fitorja dhe loja që ka bërë skuadra e tij. Edhe pse në drejtim të tij ka pasur shumë kritika ditët e fundit nga ish-trajnerë dhe lojtarë të vlonjatëve, Duro është i bindur te aftësitë e skuadrës që ai drejton. Në një prononcim për “Panorama Sport”, pas ndeshjes, trajneri është shprehur:

DUro Flamurtari stervitje

“Zhvilluam me ekipin Makedonija ndeshjen e parë miqësore. Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit dhe mund të them se kam marrë sinjale pozitive. Është fillimi, por gjërat duken se janë në rrugë të mbarë. Pavarësisht se fituam, ishte një miqësore dhe rëndësi ka si të përgjigjet ekipi”, ka thënë trajneri Duro. Sezonin e ardhshëm objektivi kryesor i ekipit do të jetë pjesëmarrja në Europë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"