Miqësorja e dytë në maj, ja kundërshtari potencial i Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 23:16

Miqësorja e dytë në maj, ja kundërshtari potencial i Shqipërisë

Shqipëria duket se po finalizon edhe kundërshtarin e dytë që do të zhvillojë një miqësore në fundin e muajti maj. Siç raporton Top Channel, kundërshtari i mundshëm mund të jetë Kosova.

Panuci

Pas ndeshjes miqësore të humbur ndaj Norvegjisë, në “Elbasan Arena”, trajneri italian Christian Panuçi kishte njoftuar se kuqezinjtë do të zhvillonin një tjetër minifazë përgatitore në Zvicër, e përveç kësaj bëri të ditur se kishin gjetur një kundërshtar, që më pas u mësua të ishte Ukraina e Andriy Shevchenkos, ndërsa po punohej për rivalin tjetër.

Panuçi ndërkohë, pas shortit të ligës së Kombeve, pati deklaruar se në miqësoret e fund-majit, Shqipëria do të luante me dy kundërshtarë që merrnin pjesë në Botëror, gjithsesi, pas ndeshjes me Ukrainën, duket se Shqipëria do të masë forcat me Kosovën.

Tashmë mësohet se presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka ngarkuar njerëzit përgjegjës në Federatë me mbylljen e përgatitjeve, në mënyrë që në Zvicër, më 29 maj, Shqipëria të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore ndaj pjesës tjetër të kombit shqiptar, Kosovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"