Miqësorja e dytë me Bosnjën, kuqezinjtë e vegjël dalin përsëri të humbur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2018 | 20:09

Miqësorja e dytë me Bosnjën, kuqezinjtë e vegjël dalin përsëri të humbur

Bosnja ka fituar edhe miqësoren e dytë me Shqipërinë të luajtur brenda 48 orëve në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës. Për skuadrën e drejtuar nga Malkoceviç ka shënuar Ajdin Jusupoviç në minutën e 26-të, i cili shfrytëzoi pasimin e saktë të Hamza Gasal duke shtyrë topin në rrjetë.

kombetarja u 17

Skuadra jonë e ka nisur mirë duke rrezikuar me Kotrrin dhe Sulovarin. Ndërsa në minutë ne 10-të është pretenduar për një penallti pas rrëzimit të Shehut. Boshnjakët shënojnë me Jusupoviç dhe mund të dyfishonin me Vitonjin në pjesën e dytë. Smalaj rrezikoi autogolin dhe ndeshja u mbyll njësoj si e para, 1-0, për Bosnjën.

A.Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"