Miqësorja, bardheblutë mposhtin Mlladostin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2014 | 13:07

Miqësorja, bardheblutë mposhtin Mlladostin

Tirana-KukesiPas humbjes në Tetovë me Shkëndijën, Tirana është rikthyer te fitoret. Bardheblutë kanë fituar dje 2-1 miqësoren e dytë në tokën maqedonase, këtë herë kundërshtar kishin Mlladostin, takim që u luajt dje në orën 17:30 në stadiumin e Ohrit. Këtë herë trajneri Gugash Magani kishte menduar që t’u jepte më shumë hapësirë atyre që nuk kanë pasur shumë minuta në ndeshjet e zhvilluara gjatë kësaj kohe. Në fushë zbritën Ed.Bakaj, Idrizaj, Hoxhallari, Glej, Bogdani, Peposhi, Gavazaj, Llagami, Koreshi, Olaki dhe Hoxha i vetëm në sulm.. Loja nisi e qetë dhe pa shumë raste, megjithatë ekipi kundërshtar, që militon në Kategori të Dytë, arriti që të shënojë i pari. Një goditje që nuk e bllokoi Tiranën, përkundrazi i ngacmoi “nervin”. Kur po afrohej minuta e 20-të, bardheblutë reagojnë, teksa i riu Gavazaj arrin që nga distanca, me një gjuajtje të kalibruar, të barazojë shifrat në 1-1. Kur kishte edhe pak minuta nga fundi i pjesës së parë, mesfushori Erlind Koreshi arrin që të përmbysë gjithçka në favor të Tiranës. Aksion i gjatë për kryeqytetasit, lushnjari kontrollon topin dhe pa hezituar e dërgon atë në portën e Mlladostit, dhe 2-1. Avantazh që jep qetësi, por nga ana tjetër ajo që bindi më shumë ishte paraqitja e mirë e skuadrës në këtë pjesë të parë. Fraksioni i dytë sjell ndryshime në të dyja kampet, teksa vjen edhe radha e të rinjve. Për Tiranën u aktivizuan Halili e Nuriu, por edhe Ntege. Pjesa e dytë prodhoi lojë, edhe raste, por finalizimi nuk ishte në nivelin e duhur. Në kushte të tilla, përtej tentativave, takimi u mbyll 2-1.

Tirana – Mlladost 2-1
Golat: Koreshi, Gavazaj
Formacioni i bardhebluve: Bakaj, Idrizaj, Hoxhallari, Glej, Bogdani, Peposhi, Gavazaj, Llagami, Koreshi, Olaki, Hoxha; Trajner: Gugash Magani. U aktivizuan: Ntege, Kalari, Halili, Nuriu, Kacolli, Pashaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"