Miqësorja/ Balaj debuton me gol në Rusi, i jep fitoren Terek Groznit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2016 | 21:55

Miqësorja/ Balaj debuton me gol në Rusi, i jep fitoren Terek Groznit

Pak ditë pasi la ekipin e Rijekës dhe firmosi për Terek Groznin në Rusi, Bekim Balaj bëhet protagonist me golin e tij.

13346434_1628949663911408_5340567911093182107_n-470x318

Sulmuesi kuqezi shënoi golin e parë në ndeshjen ndaj Zalgiris në minutën e 60′ të pjesës së dytë.

Miqtë reaguan duke ngushtuar shifrat në minutën e 72′, por Mitrishev kaloi sërish rusët në avantazh në minutën e 75′, duke përcaktuar edhe rezultatin final.

Balaj luajti në ndeshjen e fundit të kuqezinjve në Europian. Ai zënvendësoi Sadikun në ndeshjen ndaj Rumanisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"